Guardia di Financa e Komandës së Provincës në Perugia ka vënë në pranga një shtetas shqiptar si dhe ka sekuestruar 24 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë. Madje, është përllogaritur se nëse droga do të hidhej në treg, ajo do të gjeneronte një shumë prej 150 mijë eurosh.
Ushtarakët e GDF mbërritën në banesën e shqiptarit pasi mblodhën një sërë elementesh hetimore që sinjalizonin një prani të re në tregun e marijuanës.
Pas një shërbimi vëzhgimi dhe ndjekjeje, financierët kryen një kontroll, me ndihmën e njësive të qenve, duke gjetur dy çanta me drogë të fshehura në një dollap.
Menjëherë më pas, shqiptari u arrestua nga policia dhe u dërgua në paraburgim.