Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Prangosje e bujshme në Malin e Zi, arrestohet ish-kryetarja e Gjykatës Supreme

23:45 / April 18, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
VesnaMedenica
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica, është arrestuar në aeroportin e Podgoricës ku më pas është dërguar në polici.

Ndalimi u bë për shkak të dyshimeve të bazuara për dy vepra penale, përkatësisht krijimin e organizatës kriminale dhe ndikim të paligjshëm, siç raportojnë mediat malazeze, duke cituar informacionin e policisë.

Këshilltari i zv.kryeministrit Dritan Abazoviç, Filip Axhiç, krahas tekstit për arrestimin e saj, ka shkruar po ashtu në Facebook se “nuk ka më të paprekshëm” në Mal të Zi. 

“Drejtësia do të trokasë në derën e të gjithëve. Ne do të krijojmë një vend me mundësi të barabarta për të gjithë, një vend të drejtësisë dhe institucioneve të forta, civile dhe evropiane. Mali i Zi mundet”, shtoi më tej Axhiç.

Në fillim të prillit, portali “Libertas” publikoi transkriptet e Europol-it, që iu dorëzuan policisë malazeze. Aty ishin biseda telefonike të përgjuara midis saj dhe të birit, Milosh Medenica, i cili dyshohet se e lidhte atë me kontrabandën e cigareve dhe trafikun e drogës. Por nënë e bir, Vesna dhe Milosh, i mohuan akuzat.

Sipas shtypit, Millosh Medenica ka bërë kontrabandë përmes policit Darko Laloviç, i arrestuar më 15 dhjetor 2021 dhe akuzohet për krijimin e një organizate kriminale, si dhe dyshohet për trafik droge.

Laloviç është ende në paraburgim, ndërsa me vite ka qenë në krye të sigurimit të Vesna Medenica-s si pjesëtar i Sektorit për sigurinë e personave të mbrojtur të Drejtorisë së Policisë.

Gjithashtu, thuhet se Millosh Medenica është larguar nga Mali i Zi menjëherë pas arrestimit të policit Laloviç në fund të vitit 2021 dhe deri më sot nuk është thirrur në polici apo në prokurori.

Në transkriptet e bisedave të përgjuara, Milosh Medenica deklaron se nëna e tij i dinte punët e tij dhe se do ta mbronte nëse ishte e nevojshme.

“Sepse ajo i di të gjitha që në fillim, sepse, Zoti na ruajt, është një proces që duhet të na mbrojë”, janë fjalët e Millosh Medenicës.

I pyetur për këtë rast, Presidenti malazez Milo Gjukanoviç tha më 12 prill se ai e sheh rastin “Medenica” si një sfidë për organet shtetërore – prokurorinë dhe gjyqësorin, dhe se nuk ka dyshim se ata do ta bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, do të hetojnë të gjitha rrethanat dhe të informojë publikun malazez për sjelljen e tij në atë rast.

Që nga viti 2003, Vesna Medenica ka mbajtur dy nga postet më të rëndësishme në gjyqësor.

Ajo ka qenë Prokurore e Lartë e Shtetit e Malit të Zi për katër vjet, dhe më pas ka drejtuar Gjykatën Supreme për tre mandate nga viti 2007 deri në dhjetor 2020, kur dha dorëheqjen.

Mandati i saj i shumëfishtë në krye të Gjykatës së Lartë është kritikuar nga një pjesë e opinionit ndërkombëtar dhe vendas për shkak se ekziston një dispozitë kushtetuese që i njëjti person mund të zgjidhet në atë post jo më shumë se dy herë. 

bujshme Malin e Zi prangosje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.