Burime nga mbledhja e konferencës së kryetareve bëjnë me dije përse është pranuar në parim ngritja e komisionit hetimor parlamentar për DSIK.
Kujtojmë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kërkuar Kuvendit ngritjen e Komisionit Hetimor për veprimtarinë Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), nisur nga rasti i pajisjes me certifikatë sigurie të zv.ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, siç vëren presidenti në vetëm 24 orë.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve se: “Jemi dakord ne parim me çdo kërkese që vjen nga opozita, por vendimi të jetë në koherence me ligjin per komisonet hetimore. Vendimet përkatëse të gjykatës kushtetuese dhe legjislacionin rregulltator për informacionin e klasifikuar”.
Sakaq, deputeti i PD, Edi Paloka u shpreh se prej kohësh parlamenti është jashtë funksionit.