Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prapaskenat e gjyqit të Bashës, prokurorët me qëndrime të ndryshme, njëri u përjashtua

18:09 / January 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lulzim Basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua ditën e sotme ka vendosur pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi.

Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i ka cilësuar të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë.

Sipas gjyqtarit, Basha dhe dy zyrtarët e PD-së nuk janë përgjegjës për akuzën e falsifikimit që u ngrit nga prokuroria duke pushuar hetimet e prokurorisë për t’i marrë të pandehur.

Tashmë pritet vendimi i prokurorisë nëse do ta ankimojë. Por përplasja mes prokurorëve vijoi edhe seancën e sotme. Me kërkesë të drejtueses së prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj u kërkua përjashtimi i prokurorit Ervin Karanxha, që gjyqtari e miratoi duke e larguar nga seanca e gjyqit paraprak, ndërsa dy prokurorët e tjerë Gjergji Tako dhe Kolë Hysenaj ishin të ndarë. Hysenaj kërkoi shtyrjen e afateve me qëllim pyetjen e lobistit Nick Muzin, ndërsa Tako dërgimin e cështjes në gjyq, por gjykata e pushoi.

Tre personat, dy nga të cilët sot nuk ishin në gjyq me përjashtim të Arben Ristanit, pasi Basha dhe Dervishi përfaqësoheshin nga avokatët, akuzoheshin për “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”, pasi sipas prokurorisë nuk kishin bërë deklarimin e shumës në pasqyrat financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por ashtu sikur u pushuan hetimet pak kohë më parë për pastrim parash, sot u pushuan edhe për falsifikim. (Report TV)

gjyqit të Bashës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kthesa e mandatit të katërt/ Rama thirrje të rinjve: Aplikoni për Rrjetin MIA, duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër

16:04 / August 13, 2026

Të shtëna me armë pas konfliktit në Tiranë, 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim

14:45 / August 13, 2026

Zgjerimi i autostradës/ ARRSH njofton bllokimin e dy korsive Tiranë-Durrës, ja kur do të devijohet trafiku

13:48 / August 13, 2026

Rama për qëndrimin e Zelenskyt ndaj Kosovës: Ukraina gabon, por e drejta e saj për liri është e padiskutueshme

13:40 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.