Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze rrëfen arsyen e vërtetë të vendimit të PD për të skualifikuar Ilir Rusmalin nga gara për kreun e KQZ.
Baze shprehet se mes ish zevendeskryeministrit të PD që nuk firmosi kontratën e Gërdecit dhe Ilirian Celibashit ish ministër i Ramës dhe kryetar KQZ i PS, por që ka mbrojtur si avokat në gjyq të akuzuarit për Gërdecin, PD zgjodhi Celibashin.
Sipas gazetarit Baze, “Gërdeci” është “vijë e kuqe” për këdo që e shkel. Këtu Berisha katreguar nuk fal askënd!
“Mes Ilir Rusmalit, ish zëvendëskryeministër i PD që nuk firmosi kontratën e Gërdecit, pasi ia kërkoi i biri i Berishës, dhe Ilirian Celibashit ish ministër i Ramës dhe kryetar KQZ i PS, por që ka mbrojtur si avokat në gjyq të akuzuarit për Gërdecin, PD zgjodhi Celibashin.
Kjo tregon shumë se cili është motivi që ajo parti qëndron në këmbë.
‘Gërdeci’ është ‘vije e kuqe’ për këdo që e shkel”, shkruan Baze në një postim në rrjetet sociale.
