Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prapaskenat / “Zëri i Amerikës”: Ja pse Ilir Meta nuk e shkarkon Ditmir Bushatin

20:07 / January 11, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama meta bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fakti që për 7 muaj me radhë, në postin zëvendësministrit të Jashtëm, zoti Gent Cakaj kishte shmangur sipas presidentit të Republikës, pajisjen me certifikatë sigurie, ishte një nga shkaqet zyrtare që cuan në vendimin e kreut të Shtetit për të refuzuar emërimin e tij në krye të diplomacisë shqiptare. Sipas shpjegimeve të zotit Meta, veprimi i zotit Cakaj “është shkelje penale, dhe një tregues tepër i qartë për rrezikun që mbart kjo kandidaturë, për të ushtruar detyrën shumë të rëndësishme të propozuar për emërim të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme”.

Një ditë pas vendimit për refuzimin e kandidaturës së tij, sot kreu i Shtetit ju drejtua parlamentit për të kërkuar një hetim ndaj Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, pikërisht për rastin e zotit Cakaj. Ky i fundit, sipas shkresave zyrtare së cilave i referohet zoti Meta, ka aplikuar për Certifikatën e sigurisë vetëm me 3 Janar, dhe ka marrë përgjigjen brenda 24 orësh. Koha mjaft e shkurtër e verifikimit “nuk ofron besueshmërinë e duhur të certifikatave të sigurisë”, shprehet zoti Meta, aq më tepër që sipas Presidencës, duke qenë se zoti Caka, mban dy shtetësi, dhe atë të Kosovës, si dhe ka studiuar jashtë në Belgjikë e Hungari për një kohë të gajtë, verifikimet ndaj tij duhet të ishin shtrirë dhe në këto shtete. “Një proces verifikimi I kryer në me pak së 24 orë krijon dyshime të rëndapër veprimtarinë aspak objective dhe në kundërshtim me ligjet”, shkruan presidenti në kërkesën drejtuar Parlamentit.

Në një deklaratë publike, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar shprehet megjithatë se ajo ka kryer të gjitha procedurat konform me ligjin dhe se “administron përgjigjet zyrtare të Autoriteteve Verifikuese brenda vendit; SHISH, SHÇBA, si dhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), si i vetmi Autoritet Verifikues i Republikës Kosovës. Referuar përgjigjeve të Autoriteteve Verifikuese ka rezultuar se për zotin Gent Cakaj, nuk ekziston rrezik i papranueshëm sigurie për pajisjen e tij me CSP, sipas kërkesës së paraqitur nga MEPJ”.

Drejtoria pranon se e ka lëshuar certifikatën me 4 Janar, pa treguar se kur e ka marrë kërkesën dhe duke lënë pa përgjigje pretendimin e presidencës se ajo duhet të kishte bërë verifikime dhe në Belgjikë e Hungari.

Vendimi i djeshëm i presidentit Meta për të refuzuar kandidaturën e zoti Cakaj, hapi dhe një herë debatin mbi kompetencën ose jo të presidentit të Republikës për të ndërmarrë një veprim të tillë. Për momentin mbetet e paqartë se si do të shkojë kjo përplasje e re mes Qeverisë dhe Kreut të Shtetit, i cili nuk ka pranuar në ndërkohë të firmosë as shkarkimin e ministrit aktual Ditmir Bushati, pa dhënë asnjë shpjegim ligjor për këtë vendim, i cili duket më shumë si një përpjekje për të mos i lënë mundësi kryeministrit që ta drejtojë diplomacinë përmes zoti Cakaj, edhe nga pozicioni i zëvendës ministrit.(VOA)

Ditmir Bushati Ilir Meta Zëri i Amerikës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.