Prej pasdites të së hënës Giorgia Meloni me bashkëshortin Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe motrën e saj Arianna e bashkëshortin Francesco Lollobrigida janë vendosur në rezidencën qeveritare në Vlorë.
Këto janë pamjet nga pushimet e saj dhe të familjarëve në vilën qeveritare si e ftuar e kryeministrit Rama.
Siç shihet, Meloni ka shëtitur përgjatë bregdetit shqiptar dhe nën masa të rrepta sigurie.
Mediat italiane aludojnë edhe për një takim të saj me Tony Blair duke iu referuar vizitës së tij në Shqipëri në të njëjtën kohë me kryeministren italiane.
