Dy javë më parë ai u deklarua i zhdukur nga familjarët, por gjendet i pajetë 32-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në Tepelenë, ku Sokol Rama kishte humbur kontaktet me familjen që më 6 shkurt. E bashkë me të u deklarua i humbur dhe shoku i tij Roland Milo.
Rama është gjetur i pajetë në makinën e tij në Mbrezhdan të Përmetit, megjithëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga burimet policore. 32-vjeçari njihej si person me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe transportues droge.
Policia pritet të mbërrijë në vendngjarje pasi është një zonë e largët, si dhe të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për shkaqet e vdekjes së të riut.
