Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhjen e bagëtive të trasha në zonën e Kamzës.
Sipas policisë A. M., 25 vjeç, nga Kamza, B. Z., 33 vjeç, nga Velipoja dhe G. D., 27 vjeç, nga Mamurrasi, si dhe u shpall në kërkim R. M., 30 vjeç, nga Kamza.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 13 mars 2019, në Zall-Herr ata kanë vjedhur dy lopë, por nga hetimet rezulton se në harkun kohor janar 2018-mars 2019 kanë kryer një sërë vjedhjesh ku kanë vjedhur 18 bagëti të trasha.
Në momentin e arrestimit Policia iu ka gjetur dy bagëti të trasha të cilat këta shtetas i kishin vjedhur. Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre automjete.
Vijon puna në bashkëpunim me Policitë e qarqeve të tjera për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta persona.



