Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Premtimi i Lulzim Bashës: Çfarë do bëj në 100 ditë si kryeministër

17:39 / February 1, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lulzim-Basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha thotë se Partia Demokratike ka një program të qartë, siç e cilëson për çlirimin e ekonomisë nga zaptuesit e saj. Në takimin me të gjitha shoqatat e biznesit dhe sipërmarrësit, kryedemokrati tha se sistemi ekonomik duhet çliruar nga zaptimi i trefishtë i tregut: Krimi, Oligarkia dhe Burokracia.

“Oligarkia meriton të njëjtën luftë si krimi. Ajo vjedh e grabit të sotmen dhe të ardhmen, njësoj si krimi. Një grusht kompanish të oligarkeve dhe rrjetit të tyre fitojnë thuajse të gjithë tenderët shtetërorë, kontratat PPP, lejet e licensat, me çmime super favorizuese për ta, me fonde limite qe i caktojne vete dhe i fitojne vete. Grabitje e financave publike, rritje e borxhit për çdo shqiptar. Oligarkia, nëbashkëpunim me regjimin e Edi Ramës, po rrënon biznesin e vogël e të mesëm dhe po dekurajon edhe biznesin e madh, që nuk është pjesë e tepsisë së pushtetit”, deklaroi Basha.

Kryedemokrati ka deklaruar se asnjë kontratë, leje a licencë e fituar në mënyrë abuzive nuk do të mbetet në fuqi.

“Çdo pasuri e vënë abuzivisht do të hetohet me barrën e provës të ligjshmërisë mbi oligarkët e nëse gjendet në keqbërje ndaj popullit e vendit, do të konfiskohet. Kemi sinjale që 1,5 miliardë dollarë kontrata korruptive do të hidhen në treg këtë vit. E paralajmëroj sistemin bankar dhe institucionet financiare të mos bëhet pjesë e kësaj piramide nëse nuk duan që kjo piramidë t’i marrë me vete”, tha Basha.

Basha: Sistemi i licensave dhe inspektoratet do t’i nënshtrohen një reforme të thellë

Derregullimi do të prekë çdo pjesë të administratës sime. Çdo leje, licencë apo autorizim, i cili nuk justifikon veten, do të shfuqizohet brenda 100 ditëve të para të qeverisë time. Do të zbatojme parimin “silence is consent” (miratim në heshtje), ku barra e provës do t’i kalojë administratës dhe jo biznesit. Do të lehtësojmë çdo barriere administrative të hyrjes dhe daljes nga tregu, si indikator i fortë për përmirësimin e klimës së biznesit.
Inspektoratet e cdo lloji, që janë kthyer në banda grabitqarësh dhe që po lemerisin cilindo që ka një aktivitet tregtar, mbushur me injorantë partiakë, hajdutë ordinerë, që vendosin gjoba dhe vetëm gjoba për të mbushur xhepat e tyre, do të riorganizohen me anë të një reforme prioritare, që do të kryhet brenda 100 ditëve të para të qeverisë sime. Inspektoriatet e reja do të ringrihen mbi bazën e ligjshmërisë, meritës profesionale, etikës dhe transparencës.

Inspektoriatet do të veprojnë vetëm, kur kjo është e domosdoshme për të mbrojtur interesin publik apo të palëve të treta. Inspektoriatet do të veprojnë vetëm mbi metodën e vlerësimit të riskut. Asnjë biznes nuk do të shpenzojë më shumë se 5 ditë pune në vit për të pritur inspektorët, nga mbi 100 ditë që është sot.

Gjatë qeverisjes sonë, në vetëm një mandat, Shqipëria do të renditet në 30 me nivelin më të ulët të burokracisë.

Qëllimi ynë final është ta kthejmë Shqipërinë në një parajsë të klimës se biznesit, në një pol tërheqës së investimeve të huaja direkte. Për këtë, pranë zyrës së kryeministrit do të funksionojë një trupë e veçantë me përbërje nga ekzekutivi dhe sektori privat. Për të arritur këtë qëllim, kjo trupë do të ketë aftësi vendimarrëse për tëgjitha reformat ligjore dhe institucionale.

Për Biznesin e Vogël, brenda 100 ditëve të para, do të realizohet:
Rritja e kufirit të regjistrimit për TVSH nga 2 milionë lekë xhiro vjetore në 14 milionë lekë ose 140 mijë dollarë. Qëllimi është krijimi i një kufiri të vetëm prej 14 milionë lekësh si për TVSH, ashtu edhe për Tatimin mbi të Ardhurat.

Kalimi i tatimit mbi biznesin e vogël në tatim lokal, me kuota fikse sa 0,5% xhiros vjetore.
Gjithashtu, pagimi i kuotave fikse nga Biznesi i Vogël do të shoqerohet me marrjen e një pulle fiskale, ngjitja në vitrinëe së cilës, do t’i thotë stop kontrolleve e inspektimeve korruptive e abuzive.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme. uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore nga rreth 24% në 18% për të vetëpunësuarit, ndërsa për të punesuarit 9%.

Basha premtime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.