Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Prerja e re 10 mijë lekëshe/ Guverantori Sejko: Ishte nevojë e tregut dhe ekonomisë shqiptare

14:31 / June 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sejko tirananews.al
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dhënë detaje pas prezantimit të kartëmonedhës me vlerë 10 mijë lekë, që do të hidhet në treg më 30 qershor.

Sejko thotë se prerja më e madhe e kartëmonedhave, që pritet të futet në qarkullim, do t’i shërbejë sistemit bankar, strukturës së çmimeve, por do të ndihmojë edhe bizneset dhe qytetarët.

“Prerjet e reja të kartëmonedhës u prezantuna pardje dhe janë prerje 1 mijë lekë e 10 mijë lekë, e cila është prerje tërësisht e re. Në shtator të 2019 ne prezantuam serinë e rishikuar, nuk është ndryshuar tematika, por janë shtuar elementet e sigurisë, si dhe përmasat. Synimi ka qenë për të përmirësuar kartëmonedhën, por edhe për të pasur një kartëmonedhë më të sigurt. Prerja 10 mijë lekë është tërësisht e re, me himnin e flamurin dhe Asdrenin. Kartëmonedha 1 mijë dhe 10 mijë lekë do të marrin kurs ligjor, pra do të hidhen në treg më 30 qershor”, tha Sejko për “News 24”

Pyetje: Ku bazohet BSH, kur merr vendime të tilla dhe a i duhet ekonomisë shqiptare një kartëmonedhë me prerje kaq të madhe?

Gent Sejko: Kartëmonedha 10 mijë lekë, që hidhet në qarkullim, vendimi është marrë 9-10 vjet më parë. Gjatë këtyre viteve është elaburuar dhe projekti ka marrë kohën e tij, deri te materializimi. Kishte ardhur moment që tregu shqiptar, sistemi financiar, bankiar, kishte nevojë për një prerje më të lartë. Kjo prerje më e lartë sigurisht që ishte nevojë e tregut dhe ekonomisë shqiptare, por ndihmon edhe BSH, në rezervën e parasë, sistemin e parasë për një administrim më të mirë për rezervën e parasë, por edhe bizneset e individët shqiptarë. Mund të ishte më herët, por jemi në kohë për këtë prerje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.