Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: S’kam ambicie politike, gjeni një emër tjetër!

19:20 / February 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Murat Jashari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një prej emrave të përfolur si kandidat për president të Republikës së Kosovës, Murat Jashari, është shprehur qartë se nuk ka ambicie për këtë pozicion dhe as për t’u përfshirë në politikë.

Komentet Jashari i bëri gjatë një interviste për një media në Kosovë, pas deklaratave të ditëve të fundit, se po shihet një figurë nga familja Jashari si një opsion për President të Kosovës, një deklaratë e përsëritur edhe sot nga zv.kryeministri Glauk Konjufca.

Po ashtu, Murat Jashari ka thënë se nuk ka të drejtë as morale e as profesionale që ta përdor emrin e familjes Jashari për kalkulime politike apo për poste publike.

“Më shumë se gjithçka, për mua si Murat, është emri i familjes Jashari, është barrë e madhe mbi supe. S’kam të drejtë as morale e as profesionale që ta fusë emrin e familjes Jashari në kalukime politike apo për poste publike.

Emri im sa i përket kësaj çështje, çdo herë është përmendur, sa herë ka ardhur çështja e Presidentit, emri im është përmend. Ua kam sqaruar protagonistëve që s’kam ambicie politike, pra gjeni një emër tjetër.

I kam bërë të qarta arsyet pse nuk e bëj. Familja Jashari u takon të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë janë tanët”, ka thënë mes të tjerash Murat Jashari.

ambicie Kosove murat jashari president refuzon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.