Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenti Bajram Begaj bashkon socialistët dhe demokratët në Mirditë: Pjesë e turizmit patriotik-fetar-historik

16:57 / May 16, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1715870091 begaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Mirditë, ku u takua me autoritetet drejtuese, sipërmarrës, përfaqësues të institucioneve arsimore e kulturore, si dhe me klerikë e banorë të kësaj treve. Ndalesa e parë ishte Rrësheni, të cilin Presidenti i Republikës e konsideroi si nyje komunikimi jo vetëm me Shkodrën e Lezhën, por dhe me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

“Mirdita është një pasuri e Shqipërisë, jo vetëm e trevës, për shkak të historisë, kulturës, trashëgimisë, jo vetëm historike, kulturore e sociale, por edhe asaj shpirtërore”,-u shpreh Presidenti Begaj gjatë bisedës me drejtuesit vendorë, deputetët e zonës dhe dom Gjergj Metën, Ipeshkëvin e Dioqezës së Rrëshenit, të cilin e përgëzoi për aktivizimin e tij si misionar në ndihmë të banorëve.

Begaj u shpreh i gatshëm për të ndihmuar bashkinë përmes adresimit të problemeve dhe lobimeve për projekte që do të sjellin zhvillimin që Mirdita meriton. Sipas tij, kjo trevë duhet të përfshihet në paketën e turizmit patriotik-fetar-historik. “Nëse ka një vend në Shqipëri, ku ne mund të bëjmë një turizëm të lidhur me religjionin, me pasurinë e kishave, është Mirdita”, – u shpreh Kreu i Shtetit, sipas së cilit, mirditorët kanë çfarë t’u tregojnë shqiptarëve dhe botës përmes promovimit të historisë.

Këto vlera, bashkë me bukuritë që Zoti i ka dhënë trevës së Mirditës, sipas Presidentit Begaj, promovohen përmes bashkëpunimit. “Pavarësisht se jeni të zgjedhur të opozitës, jeni bashki e Shqipërisë, bashki e qytetarëve. Për çdo nevojë, duhet që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të reflektohet ndaj problemeve që kanë”. Me këtë mesazh kundër ndasive partiake iu drejtua Presidenti Begaj përfaqësuesve të Bashkisë së Mirditës. Gjatë kësaj bisede, Kreu i Shtetit bëri bashkë socialistë e demokratë, pasi veç drejtuesve vendorë të opozitës, morën pjesë dhe deputetët Eduard Ndreca i PS-së dhe Elda Hoti e PD-së.

Presidenti Begaj vizitoi Pallatin e Kulturës, Muzeun Etnografik dhe Muzeun e Bandës Frymore në Rrëshen, një muze unikal në Shqipëri. Ai, gjithashtu, zhvilloi një bisedë me gratë artizane të zonës, të cilave iu shprehu dëshirën për trashëgimin e traditës së veshjeve përmes kalimit të teknikave të dijebërjes te brezat e rinj.

Një tjetër qendër promovimi e vlerave të Mirditës është edhe Infokulla, e cila njeh vizitorët me pasuritë e zonës. Presidenti i përgëzoi kontribuuesit e kësaj qendre për angazhimin në ruajtjen dhe përhapjen e historisë dhe traditave ndër shqiptarë e të huaj. Presidenti i Republikës e mbylli vizitën e tij në Mirditë me kishën monumentale e t’Shëlbuemit”, pikturën e së cilës ia dhuroi Papa Françeskut gjatë takimit në Vatikan disa ditë me parë.

bajram begaj Merdite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë me kryetar të ri, Sokol Sadushi i dorëzon detyrën Ilir Pandës

13:00 / October 16, 2026

Këshilli Ndërfetar apel për paqe dhe dialog: Shqetësimet e qytetarëve të dëgjohen, dhuna nuk justifikohet

12:12 / October 16, 2026

Protesta/ Ibrahimaj: Shërbimi i Postës Shqiptare nuk do të ndalet, qytetarët mund t’u drejtohen filialeve të tjera

11:47 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.