Begaj gjatë vizitës në Finiq është takuar me kryetarin e Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, deputetët e qarkut Anila Denaj dhe Niko Kuri, si dhe me përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal dhe intelektualë të spikatur të minoritetit grek.
Kreu i shtetit shkruan se minoriteti grek është një urë e rëndësishme që na lidh me Greqinë.
Postimi i Begajt:
Minoriteti grek është një urë e rëndësishme që na lidh me Greqinë, ashtu sikundër është një urë e rëndësishme që na lidh me shtetin fqinj edhe prania e komunitetit shqiptar në Greqi.
Gjatë qëndrimit tim në Finiq, u takova me Kryetarin e Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, deputetët e qarkut Anila Denaj dhe Niko Kuri, përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal dhe intelektualë të spikatur të minoritetit grek. U ndalëm në Parkun Arkeologjik të Finiqit, një pasuri e çmuar jo vetëm për Finiqin, por padyshim për të gjithë Shqipërinë.
Finiqi ka një potencial të jashtëzakonshëm, veçanërisht turistik, që mund të ndihmojë më tej në zhvillimin e zonës. Natyra, historia dhe kultura e Finiqit, duhen shfrytëzuar në mënyrë që të krijohen mundësi zhvillimi të qëndrueshme për të gjithë zonën.