E lajmëruar ditë më parë, sot Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë një takim me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg. Kreu i shtetit do të diskutojë lidhur me zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu temë e diskutimeve do të jetë vijimi i mbështetjes për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti.
Nga ana tjetër, sot kryeministri Edi Rama do të jetë në Berlin, ku pritet që të zhvillojë një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Në takimin me kancelarin Scholz pritet të vendoset data për samitin e Berlinit që do të zhvillohet në vjeshtë në Tiranë.
