Nga mediat spanjolle para disa ditëve u publikua lajmi se Lionel Mesi pas një viti do të largohej nga Barcelona duke mos pasur dëshirën për të rinovuar kontratën, duke qenë se marrëdhënia me trajnerin e drejtuesit më lartë ka pësuar një krizë. Mirëpo, mbi këtë ka reaguar presidenti i katalanasve, Josip Maria Bartomeu.
Ky i fundit thekson se Mesi nuk largohet dhe se shpeshhera ia është shprehur se do e mbyllë karrierën te klubi blaugran.
“Leo e ka thënë pafundësisht se do që ta mbyllë karrierën te Barcelona. Nuk mund të shpjegoj tani çka diskutojmë çdo javë. Tani duhet të jemi të përqendruar në La Liga dhe në Champions League”, u shpreh Bartomeu.