Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Presidenti i jep titullin “Mjeshtër i madh” grupit “Pleqtë e Krujës”: Ta mbrojmë dhe ta promovojmë trashëgiminë në shërbim të forcimit të identitetit tonë kombëtar

17:10 / April 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë sot në Krujë ku ka vlerësuar me tituj disa personalitete të rëndësishme.

Meta i ka akorduar titullin “Mjeshtër i madh” grupit “Pleqtë e Krujës” dhe gjithashtu ka vlerësuar studiuesin Mhmet Nallbani dhe dy kontribuuesit Dragush Gega dhe Bujar Bardhi.

MESAZHI I PRESIDENTIT META

Në Krujën e shenjtë për çdo shqiptar, ku historia, tradita, vlerat kombëtare, patriotizmi dhe krenaria shpalosen pranë njëra-tjetrës dhe ku kështjella e pamposhtur e Gjergj Kastrioti Skënderbeut spikat si dëshmi e fortë e identitetit tonë kombëtar dhe europian, pata kënaqësinë të vlerësoj sot një buqetë të shquar personalitetesh të artit dhe të kulturës së kësaj treve.

Për kontributin e madh të dhënë për ruajtjen dhe përsosjen e këngës popullore dhe traditave krutane, çmova me Titullin “Mjeshtër i Madh”, grupin karakteristik “Pleqtë e Krujës”, që me talent e përkushtim u kanë transmetuar brezave trashëgiminë tonë të pasur kulturore e shpirtërore.

Vlerësova gjithashtu studiuesin e krijuesin e talentuar Mehmet Nallbani, si dhe dy kontributorët e palodhur për nxitjen e turizmit në këtë trevë, Dragush Gega dhe Bujar Bardhi.

Është tepër e rëndësishme, që trashëgiminë tonë të pasur shekullore në çdo fushë, ta mbrojmë dhe ta promovojmë në shërbim të forcimit të identitetit tonë kombëtar, zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe prosperitetit të qytetarëve tanë, për të qenë krenarë, që janë shqiptarë. 🇦🇱

1 13

Pleqtë e Krujës Presidenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kurban Bajrami, Presidenti Begaj uron nga Meka besimtarët myslimanë

10:06 / May 27, 2026

Takimi në Vatikan, Presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

10:27 / May 26, 2026

Presidenti Trump lajmëron se do të dërgojë 5000 ushtarë shtesë në Poloni

10:29 / May 22, 2026

Dita e Europës, Begaj: Simbol i paqes e lirisë. Shqipëria më afër se kurrë të shtojë vlerat e saj në familjen evropiane

09:54 / May 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.