Ditën e sotme, 15 maj 2022 është afati i fundit ku palët mund të dorëzojnë propozimet e tyre për kandidat për President të ri të Republikës. Nga sa është njoftuar, afati përfundon sot në orën 16:00.
Nesër është raundi i parë i votimit, i cili nis në orën 17:00. Edhe pse në arenën politike është përfolur shumë për një president konsensual, mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur një konsensus të përbashkët deri më tani për emrin e kandidatit.
Sjellim në vëmendje se pas takimit me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ditën e premte, Fatmir Mediu deklaroi se do të ishte e vështirë që të hënën të kishte një emër për të votuar. Të njëjtën gjë pohoi edhe kryetari i grupit parlamentar të demokrat, Enkelejd Alibeaj.
