Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenti i ri? Veliaj: Do propozoj tre emra. Nëqoftëse Ilir Meta kalon kohë banaqeve gjysmë i dehur duke i shpallur luftë Amerikës, na duhet dikush që i shëron këto plagë

09:34 / April 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1645876123 erionveliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për PS Erion Veliaj deklaron se Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë mund të jetë çdo burrë ose grua që luan rol përbashkues në vend dhe jo si Presidenti aktual i vendit. Duke folur për News 24 para punimeve të Kongresit socialist, Veliaj foli për karakteristikat që duhet të ketë kreu I ri I shtetit.  “Secilit i është propozuar që të propozojë tre emra . Kështu që dhe unë jam duke menduar për tre emrat që unë do të propozoj. Por unë besoj që do të duhet të shkëputemi nga një kontekst, nga një situatë ku ne kemi tani ku presidenti I republikës shihet në publik si stërkëmbëshi kryesor i qeverisë.

Bllokohen dekretet, bllokohen ambasadorët. Si përfaqësues I qytetit , si kryetar bashkie më qëllon që të jem shumë në forume ndërkombëtare dhe shumë veta  thonë a ka diçka që nuk shkon me Shqipërinë që janë ambasadorët nga 6,7,8 vjet. Fakti që janë krijuar ngërçe të tilla nuk e ndihmon vendin. Fakti që njerëzit janë përçarë në këto 5 vitet e fundit, ndërkohë që duhet të ishte simbol I bashkimit nuk e ndihmon vendin. Fakti që ne kemi krijuar konflikte të panevojshme sidomos me SHBA-, me armiq imagjinarë, me dronë dhe çudira nuk e ndihmon vendin. Kështu që në mendjen time, një president apo president e mirë, se nuk do e përjashtoja që ka ardhur koha dhe për një zonjë president, do të ishte dikush diametralisht i kundër me atë aktualin.

Nëqoftëse Ilir Meta kalon kohë banaqeve gjysmë I dehur duke I shpallur luftë Amerikës, na duhet dikush që i shëron këto plagë dhe ne sillemi si një shtet serioz. Ne nuk mund të jemi aleat kryesorë në nivel kryeministri dhe pastaj në armiq në nivel presidenti. Kjo nuk mund të ndodhë sepse në një vend serioz ka një linjë që ndjek në një marrëdhënie dhe në një raport special. Çdo president burrë apo grua që është diametralisht I kundërt me këto lloj anomalish, do e sillte në normalitet edhe institucionin që kemi në anën tjetër të bulevardit”, deklaroi Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

22:40 / September 24, 2026

Netanyahu sulmon ashpër kryebashkiakun e New York-ut: Turp të të vijë që shtrembëron faktet

22:22 / September 24, 2026

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?

20:59 / September 24, 2026

Presidenti pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë javën e ardhshme, ish-kreu i SHISH nën akuzë se ndihmoi Agasin me të dhëna sekrete

19:49 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.