Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidenti meksikan për krizën e drogave në SHBA: Problemi juaj është fentanili

22:12 / March 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
andres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Meksikës ka thënë sot se vendi i tij nuk prodhon dhe as konsumon drogën e rëndë fentanil, edhe pse provat tregojnë të kundërtën sipas SHBA. Andrés Manuel López Obrador u përpoq ta përshkruante krizën e drogës sintetike opiate si një problem të SHBA, duke i sugjeruar fqinjëve se kriza e varësisë “luftohet me anë të vlerave familjare”.

Deklarata e tij erdhi gjatë vizitës në Meksikë të këshilltares së sigurisë së brendshme të SHBA, Liz Sherwood-Randall, pikërisht në diskutimin e krizës së fentanilit. Zhvillimi vjen gjithashtu mes thirrjeve të republikanëve në SHBA për të përdorur ushtrinë kundër laboratorëve të drogës në Meksikë.

Qeveria meksikane ka pranuar në të kaluarën se ka pasur laboratorë të prodhimit të fentanilit në Meksikë, me kimikate fillestare të ardhura nga Kina. SHBA është në mesin e një krize të rëndë varësie nga kjo drogë që shkakton mesatarisht 70,000 vdekje në vit atje.

“Ne këtu u prodhojmë fentanil dhe nuk konsumojmë, prandaj SHBA duhet të kujdeset për problemin e saj të degjenerimit shoqëror”, tha presidenti meksikan.

Ai vijoi më tej duke listuar një varg arsyesh përse amerikanët shkojnë drejt përdorimi të fentanilit, duke përmendur ndarjet dhe prindërimin e fëmijëve me një person, largimin e fëmijëve nga shtëpitë prindërore si dhe dërgimin e të moshuarve në shtëpitë e kujdesit, duke i vizituar ata vetëm një herë në vit, sipas López Obrador.

Debati vjen mes akuzave të SHBA që thotë se shumica e fentanilit të konsumuar në SHBA prodhohet në Meksikë. Në shkurt ushtria meksikane njoftoi se kishte sekuestruar më shumë se 1 milionë tableta fentanil në një operacion në një laborator drogash në Culiacan, qendra e shtetit të Sinaloa. Në po këtë qytet në 2021, ushtria zbuloi një laborator që mund të kishte prodhuar deri në 70 milionë tableta fentanil blu, për kartelin e drogave të Sinaloa.

Andrés Manuel López Obrador fentanili meksike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.