Pas konsultimeve me partitë politike, Presidenti Ilir Meta dekretoi 25 prillin si datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Ashtu siç është përcaktuar në Kodin e ri, periudha zgjedhore duhet të ishte mes datave 15 prill – 15 maj, dhe 15 shtator -15 tetor.
Meta pas konsultimeve ka konkluduar për datën 25 prill të vitit 2021, që është e Diela e fundit e atij muaji.

