Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të mbajë sot një konferencë për mediat e cila do të nisë në orën 12:00 në ambientet e institucionit të Presidencës. Njoftimi për këtë konferencë u dha nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi.
“Të dashur kolegë gazetarë,
Sot, në ora 12:00, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë një konferencë për mediat, në Institucionin e Kryetarit të Shtetit.
I hapur për çdo pyetje!”, shkruan Blushi.
Mësohet se presidenti Meta do të flasë për shumë çështje, duke e nisur me shembjen e Teatrit Kombëtar, ku sot mbushen dy vite nga ajo ngjarje. Po ashtu ai do të përqendrohet edhe te një sërë temash të tjera.
