Paraditen e sotme, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti në një takim në ambientet e presidencës ambasadorin e Vietnamit në vendin tonë, Le Hong Troung, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
“I urova suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tradicionale miqësore mes dy vendeve në fushat me interes reciprok, veçanërisht në ekonomi dhe turizëm.
Bashkëpunimi dhe bashkëveprimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht në atë të OKB-së, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në botë, mbetet një fushë e rëndësishme me dobi për të dy vendet tona.” ishte mesazhi i përcjellë nga Presidenti Meta në një postim në “Facebook”.
