Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenti Meta refuzon Ramën, nuk dekreton shkarkimin e Ditmir Bushatit

12:25 / January 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i jep dritën jeshile kabinetit të ri qeveritar duke dekretuar emrat e propozuar për zv.kryeministër dhe për 6 ministrat e propozuar nga kryeministri Rama mesditën e 28 dhjetorit.

Por i vetmi emër që nuk bind kreun e shtetit është Gent Caka, i propozuar për të zëvendësuar Ditmir Bushatin, në krye të diplomacisë shqiptare.

Presidenti duket të ketë mjaft argumenta në lidhje me ministrin e propozuar nga Rama. Që nga fakti se prej vetëm një viti ka shtetësinë shqiptare, eksperinca e pakët në politikë e diplomaci, pozicionimet e tij kundër Kosovës, pasi është shprehur për ndarjen e saj, si dhe mungesa e çertifikatës së sigurisë për Cakën janë disa nga argumentat. Pa folur më tej për përballjet me kolegët e rajonit dhe BE-së, të cilër kanë eksperiencë në diplomaci. Pas këtij vendimi, Presidenti Meta pritet të përballet sërish me kryeministrin Rama, i cili do këmbëngulë në ministrin e tij kosovar me shtetësi shqiptare, por këtë herë vështirë të ketë një tërheqje nga ana e presidentit, siç ndodhi dy muaj më parë në rastin e Sandër Lleshit.

Mos dekretimi për shkarkimin e ministrit të jashtëm Ditmir Bushati ka sjellë gëzim në disa kancelari përendimore, pasi e shikonin Bushatin si një partner të besueshëm dhe profesionist.

Të vetmin koment për lëvizjet në qeveri, Meta e ka bërë në të njëjtën ditë kur kryeministri Edi Rama shpalli ndryshimet në kabinetin e tij.

“Për mua është e rëndësishme të ndryshojë filozofia e qeverisjes e cila duhet të jetë një filozofi bashkëpunuese, bashkëpunuese me opozitën, bashkëpunuese me grupet e interesit, për të bërë ligje më të mira për zbatimin e ligjeve bashkëpunuese me institucionet e pavarura sepse kjo do të na ndihmojë që të jemi më reflektues për të sjellë ato ndryshime që kanë nevojë njerëzit në vështirësi, një pjesë e mirë e shqiptarëve, për më tepër për të zgjeruar dhe konsoliduar shtresën e mesme në vendin tonë që është domosdoshmëri për të evituar një ndarje sociale që mund të bëhej shumë e rrezikshme për shoqërinë tonë. Mund të them që mund të ndërrohet çdo 6 muaj ministri i bujqësisë por në rast se nuk ndryshohen politikat për zhvillimin e bujqësisë për mbështetjen e bujqësisë, ndryshimet e emrave nuk i vlejnë as fermerëve as ekonomisë se vendit. Kam kohë që kërkoj të ndjekim të paktën modelin e Maqedonisë”, deklaroi Presidenti Ilir Meta nga Korça mesditën e 28 dhjetorit.

Ndërkohë, Presidenti vendosi të pranojë emrat e tjerë, ku konkretisht: Erjon Braçe, do jetë zëvendëskryeministër në vendin e Senida Mesit;

Emrat e dekretuar 

Erion Braçe, Zv.Kryeministër

Besa Shahini, ministre e re e Arsimit

Belinda Balluku, ministre e re e Infrastrukturës dhe Energjisë

Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit

Elva Margariti, Ministre e Kulturës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ministrat që u larguan

Senida Mesi, Zv.kryeministre

Arben Ahmetaj, Ministri i Financave

Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe energjisë

Lindita Nikolla, Ministrja e Arsimit

Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Sonila Qato, ministre e Sipërmarrjes dhe Biznesit

Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës

Sipas Ligjit dhe Kushtetutës, ministri Bushati është i detyruar të vazhdojë detyrën e ministrit të jashtëm. E me sa duket do ta kap qershori prapë si ministër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Kam marrë kërcënime në emrin tuaj’ – Ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit: Plotësisht të pavërteta

22:58 / June 23, 2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

22:20 / June 23, 2026

Malaj: Me Komisionin e Sigurisë së Turqisë diskutuam sfidat aktuale të sigurisë dhe luftën kundër krimit

20:15 / June 23, 2026

Rikthehen tensionet në rajon/ Dy të vrarë në jug të Libanit, Izraeli dhe Hezbollah shkëmbejnë akuza

15:05 / June 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.