Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenti Meta tjetër thirrje të fortë për situatën në Kakavijë: Aktet e forcës janë të papranueshme! Merrni masa

12:55 / August 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me situatën e tensionuar në pikën e kalimit kufitar Kakavijë. Meta ka kërkuar nga qeveria që shqiptarëve që ndodhen në kufi t’u bëhet falas tamponi. Gjithashtu Meta u ka bërë thirrje autoriteteve greke që të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, sepse sipas tij këto imazhe turpërojnë të dyja vendet.

Postimi i Metës

Qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh ndodhen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kushte tejet të vështira dhe në prag të një krize humanitare, nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet.

Përsëris thirrjen e fortë drejtuar qeverisë shqiptare për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin FALAS dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19.

Kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme.

Aktet e forcës janë të papranueshme!

I kërkoj autoriteteve greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe lidhjeve të forta tradicionale mes dy popujve, të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, imazhet e së cilës turpërojnë të dyja vendet.

ÇDO QYTETAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MERITON TË TRAJTOHET ME DINJITET!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Bllokohet qarkullimi i automjeteve në aksin dytësor, ja orari

14:07 / November 19, 2026

“Help4You” platforma edhe në gjuhën shqipe, për të rinjtë/ Hita: Siguria në shkolla mbetet prioritet për Policinë e Shtetit

12:16 / November 19, 2026

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

12:10 / November 19, 2026

Përfundon samiti në Shenzhen/ Mbyllet pas 90 minutash takimi mes Putin, Xi Jinping dhe Trump

12:08 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.