Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidenti se dekreton marrëveshjen për plazhin e madh në Ulqin

17:29 / April 29, 20255 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jakov milatovic 1024x565 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim njërën nga dy marrëveshjet që Qeveria e Malit të Zi i kishte nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe atë që i hapte rrugë dhënies me qira të Plazhit të Madh në Ulqin. Sipas asaj marrëveshjeje, Mali i Zi do t’ia jepte Plazhin e Madh me qira për 99 vjet kompanisë Emmar të biznesmenit arab, Mohamed Alabbarit, që do të ndërtonte një kompleks megaturistik në Ulqin.

Alabbar ka marrë pjesë edhe në projekte rajonale në Kroaci, Shqipëri dhe në “Beogradin mbi ujë” në Serbi. Millatoviç, i cili dekretoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik, nuk e bëri të njëjtën edhe për Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Këtë të fundit ai ua ktheu deputetëve për ta votuar sërish. Që marrëveshjet e nënshkruara nga kryeministri Millojko Spajiç në fund të marsit me zyrtarët e Emirateve të hyjnë në fuqi, Kuvendi i Malit të Zi i miratoi dy ligjet me procedurë të përshpejtuar më 23 prill, me propozim të Qeverisë.

Ato u mbështetën nga deputetët e shumicës parlamentare lëvizja e Spajiqit “Evropa tani”, partia “Demokracia e Re Serbe” e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiç, Demokratët dhe Partia Boshnjake. Ditëve para miratimit, Milatoviç dhe një pjesë e sektorit joqeveritar paralajmëruan se me miratimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm dhe zhvillim të pasurive të paluajtshme po pezullohet Kushtetuta dhe një pjesë e ligjeve të Malit të Zi. Kthimi i këtij ligji nga Millatoviç e detyron Kuvendin që të votojë sërish për të. Nëse ligji miratohet përsëri, ai do t’i dërgohet sërish Millatoviçit për nënshkrim. Sipas Kushtetutës, në atë rast ai është i detyruar ta nënshkruajë, dhe ligji hyn në fuqi.

Arsyetimi i Millatoviçit për kthimin

Nga zyra e presidentit të Malit të Zi u tha se arsyet për mosnënshkrimin janë shumë çështje të hapura në atë marrëveshje, për të cilat publiku nuk ka marrë përgjigje adekuate nga Qeveria. Kritikat kryesore janë se marrëveshja nuk respekton parimin e konkurrencës dhe pozitës së barabartë në treg, se pezullon legjislacionin vendas për prokurimet publike, tenderët dhe pasurinë shtetërore, se mungojnë analizat juridike dhe financiare për shumë detyrime që Qeveria ka marrë mbi vete…

“Marrëveshja përbën praktikisht një akt detyrues njëpalësh, me një sërë detyrimesh për shtetin e Malit të Zi, ndërkohë që nuk përmban asnjë detyrim konkret nga pala tjetër që do të siguronte mbrojtjen e interesave të shtetit në këtë marrëdhënie juridike”, thuhet në arsyetimin e Millatoviçit.

Me këtë qasje, siç pretendohet, Qeveria e ka vënë Malin e Zi në një pozitë të pabarabartë në raport me palën tjetër kontraktuese. Presidenti Millatoviç në fund u bën thirrje deputetëve që, gjatë rishqyrtimit, të marrin në konsideratë të gjitha vërejtjet ndaj marrëveshjes nga një pjesë e institucioneve shtetërore, komuniteteve lokale, sektorit joqeveritar dhe zyrtarëve evropianë, në mënyrë që – siç thuhet – të parandalohen pasojat e dëmshme për interesat shtetërore. Për arsyet e kthimit të marrëveshjes, Millatoviç e ka informuar me telefon ministrin e Jashtëm të Emirateve, Sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Ulqini, arsyeja kryesore e marrëveshjes?

Edhe pse në marrëveshje nuk përmendet lokacioni i investimeve, Qeveria ka njoftuar më herët se ato lidhen me investimet e biznesmenit arab Mohamed Alabar në Plazhin e Madh të Ulqinit, çka është kundërshtuar ashpër nga autoritetet lokale, opozita dhe ekologët. Bëhet fjalë për një koncesion 99-vjeçar për një pjesë të Plazhit të Madh, me rreth 20 milionë metra katrorë, ku do të ndërtohen komplekse turistike dhe banimi, ka deklaruar disa herë kryeministri Spajiq.

Në fillim të prillit, ai në Kuvend deklaroi se Alabar është i gatshëm të investojë rreth 35 miliardë euro. Më vonë ai e relativizoi këtë deklaratë, duke thënë se bëhet fjalë për potencialin për tërheqjen e një investimi të tillë. Marrëveshja e obligon Qeverinë që të përgatisë dokumentacionin planifikues sipas dëshirave të investitorëve arabë, të ndërtojë infrastrukturën për projektet, të marrë përsipër shpenzimet e eksproprijimit, etj.

Nuk ka vlerësim të qartë sa do të mund të kushtonte kjo për Malin e Zi. Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar, MANS, që për dekada lufton kundër korrupsionit, ka paralajmëruar për rrezik të lartë për pastrim parash, pasi të dhënat për pronarët realë të kompanive të regjistruara në Emirate nuk janë të disponueshme publikisht.

Qeveria nuk do të mund të verifikojë kujt i ka dhënë pasurinë shtetërore, thonë nga MANS. Sektori joqeveritar vlerëson se marrëveshja është në kundërshtim me të drejtën evropiane në fushat e prokurimeve, konkurrencës, dhe ekologjisë. Këto çështje mbulohen nga kapitujt për lirinë e qarkullimit të kapitalit, për prokurimet publike, për konkurrencën dhe për mbrojtjen e mjedisit, që Mali i Zi synon t’i mbyllë në negociatat me Komisionin Evropian deri në fund të vitit. Qëllimi i Qeverisë së Malit të Zi është që deri në fund të vitit 2026 të mbyllë të gjitha kapitujt negociues, në mënyrë që dy vjet më vonë Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së./REL/

Jakov Milatoviç Presidenti i Malit të Zi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.