Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Presidenti të jetë më i përmbajtur…”, zbardhen argumentet e Dvoranit për KLGJ

13:18 / May 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dvorani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur mbledhjen për të shqyrtuar çështjen “Dvorani” pasi kreu i KED-së depzitoi argumentat e tij pranë këtij institucioni.

Dvorani argumenton se KLGJ nuk ka kompetencë për të shqyrtuar një kërkesë të tillë, ndërsa shton se Presidenti duhet të jetë më i përmbajtur.

Më tej, në letrën e tij, kreu i Gjykatës së Lartë e konsideron këtë një goditje të institucioneve të pavarura. Sipas Dvoranit, emërimet në Gjykatën e Lartë nuk bëhen me emra, por me pozicione. Ndërkohë, pritet që Këshilli i Lartë Gjyqësor të marrë në shqyrtim çështjen në mbledhjen që do të zhvillojë gjatë ditës së sotme.

Me anë të një relacioni, Komisioni i Zhvillimit të Karrierës i kërkonte Këshillit të vlerësonte: “A i ka mbaruar zotit Dvorani detyrimi për të qëndruar në detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Lartë deri në emërimin e pasardhësit? Në hipotezën që ky detyrim i ka mbaruar, në situatën që zoti Dvorani vijon të qëndrojë në detyrë, a është Këshilli autoriteti që ka kompetencën për zgjidhjen e këtij ngërçi? Nëse po, cila është mënyra e veprimit të Këshillit? A mund të jetë një vendimmarrje një mënyrë veprimi nga Këshilli? Nëse po, cila vendimmarrje e Këshillit i përgjigjet situatës konkrete? Nëse jo, cila mund të jetë forma e veprimit nga Këshilli?”.

Duke bërë një përshkrim të mandatit të Ardian Dvoranit, që nga nisja e deri në vazhdimin e tij dhe jashtë afatit, Komisioni thotë se vlerëson se ai ka përfunduar. Megjithatë, ajo që e mban në detyrë Dvoranin, është pika 5 e nenit 136 të Kushtetutës. Ky ndryshim në Kushtetutë ka hyrë në fuqi dy ditë më parë se të hynte një vendim i Gjykatës Kushtetuese, që pranonte padinë e një grupi deputetësh për shfuqizimin e një ligji të ngjashëm, i cili mbante në detyrë gjyqtarin. Në atë kohë, Kuvendi nuk votoi kandidaturën e Alaudin Malajt të miratuar nga Presidenti dhe vendi i Dvoranit nuk u plotësua asnjëherë, duke mbetur në detyrë 6 vite më shumë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.