Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Presidenti Thaçi ka një propozim për taksën 100% ndaj Serbisë

09:54 / January 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hash
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se Kosova është gati që të heqë taksën ndaj produkteve serbe, nëse nënshkruhet marrëveshja e paqes me Serbinë. Nën presionin e administratës Trump, kreu i shtetit kosovar është zotuar të ndërmarrë një hap madhor drejt zgjidhjes së tensioneve në rritje me Serbinë.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, sipas Washington Post, i ka drejtuar një apel të pazakontë të drejtpërdrejtë liderëve serbë dhe kosovarë, pasi 10 vjet armiqësi kërcënojnë të mbërrijnë piken e vlimit dhe në një kohë kur siç thuhet ne artikull, administrata e tij ndjek një kanal të fshehtë për të zbutur tensionin me Beogradin e mbështetur nga Moska.

Thaçi zhvilloi një udhëtim diplomatik në Berlin muajin e kaluar, i cili nuk u bë publik. Në kryeqytetin gjerman, ai u takua me ambasadorin e SHBA, Richard Grenell, një njeri i besuar i Trump.

Thaçi duket është zotuar të ndryshojë kursin për tarifat ndëshkuese të vendosura mbi të gjitha mallrat serbe. Në një prononcim per Ëashington Post të premten, të kryer në gjuhën angleze përmes email-it, Thaçi është shprehur i gatshëm të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse Kosovës i hapet rruga e arritjes së një Marrëveshjeje përfundimtare paqeje me Serbinë.

Por Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala deklaroi se Thaçi nuk mund të bëjë premtime të tilla për heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë, sepse siç deklaroi ai, taksën e ka vendosur Qeveria e Kosovës me propozimin e tij si ministër dhe jo Presidenti.

Shala tha per mediat vendase se përsa kohe nuk eliminohen arsyet që e shtynë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë një hap të tille, taksa nuk hiqet.

100% presion serbi SHBA taksa zgjidhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

SHBA kryen 5 sulme ajrore ndaj organizatës xhihadiste ISIS në Siri

20:19 / February 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.