Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidenti ukrainas, Zelensky kthen në shtëpi të burgosurit e luftës nga Mariupoli

10:29 / July 9, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 33
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky më 8 korrik tha se ka sjellë në shtëpi nga Turqia pesë komandantë të zënë rob nga Rusia gjatë luftës brutale në qytetin e Mariupolit në fillim të luftës.

Kremlini iu përgjigj me zemërim veprimit të Zelenskyt, duke thënë se ata nuk ishin të informuar për lirimin e komandantëve duke pretenduar se lëvizja shkelte një marrëveshje me Ankaranë që ata të qëndronin në Turqi deri në fund të luftës. Në shtator 2022, Ukraina njoftoi lirimin e 215 ushtarëve të saj në këmbim të dhjetëra të burgosurve rusë dhe një politikani pro Moskës.

Si pjesë e marrëveshjes dhe në bashkëpunim me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, presidenti ukrainas tha se pesë komandantët do të qëndrojnë në Turqi “në siguri të plotë dhe në kushte komode” deri në fund të luftës. Pas kthimit të tij në Kiev me burrat, Zelensky nuk shpjegoi menjëherë pse u lejuan të largoheshin nga Turqia në këtë kohë. “Ne po kthehemi në shtëpi nga Turqia dhe po i sjellim heronjtë tanë në shtëpi”, shkroi Zelensky në Telegram.

“Ushtarët ukrainas Denys Prokopenko, Svyatoslav Palamar, Serhiy Volynsky, Oleh Khomenko, Denys Shleha. Më në fund do të jenë me të afërmit e tyre. Lavdi Ukrainës!”, tha Zelensky. Qyteti i Mariupolit dhe fabrika e tij e çelikut Azovstal ishin skena e një rrethimi të gjatë që përfundoi në maj 2022 dhe e la Mariupolin në gërmadha përpara se 2,500 mbrojtës ukrainas të dorëzoheshin përfundimisht.

Pas njoftimit të Zelenskyt, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u citua nga agjencia e lajmeve RIA të ketë thënë se kthimi i komandantëve nuk ishte “asgjë më shumë se një shkelje e drejtpërdrejtë e kushteve të marrëveshjeve ekzistuese” nga qeveritë ukrainase dhe turke.

Peskov tha se sipas kushteve të shkëmbimit të të burgosurve, komandantët do të qëndronin në Turqi deri në fund të konfliktit. Ai shtoi se Moskës nuk i ishte thënë për lirimin e tyre. Udhëheqësit turq nuk komentuan menjëherë. Më 7 korrik, Zelensky u takua me Erdoganin, i cili i tha se Ukraina meritonte të anëtarësohej në NATO, por gjithashtu i kërkoi asaj të hynte në bisedimet e paqes me Moskën.

“Nuk ka dyshim se Ukraina e meriton anëtarësimin në NATO”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi në Stamboll. Por ai shtoi se “të dyja palët duhet të kthehen në bisedimet e paqes”. Ai tha gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin muajin e ardhshëm do të bëjë vizitën e tij të parë në Turqi që kur Kremlini filloi pushtimin e tij në Ukrainë 500 ditë më parë. Ai do të diskutojë shkëmbimin e të burgosurve me liderin rus, tha ai./REL/

Volodymyr Zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.