Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Presidentja Vjosa Osmani nderohet në Berat: Do të përpiqemi të mbajmë gjallë historinë e kalasë

15:07 / September 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1693918579 vjosaosmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë në Berat titullin e lartë “Patron i Kalasë”. Ajo ka mbërritur në mesditë në qytetin muze të Beratit, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe personalitete të larta të qeverisë së Kosovës. Ka qenë kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, ai që i ka dorëzuar presidentet titullin “Patron i Kalasë” së Beratit, titulli më të lartë ekzekutiv që i jepet personaliteve të shquara, titull ky i miratuar me unanimitet nga të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak Berat.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë edhe një zotim pas marrjes së titullit. “Si Patrone e Kalasë së Beratit unë zotohem për promovimin e saj gjithandej nëpër botë. Së bashku, Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët kudo ku ndodhen, do përpiqemi të mbajmë gjallë historinë e kësaj kalaje. Kjo kala duhet të mbrohet nga çdo brez dhe qoftë simbol i unitetit mes nesh”-,ka thënë Osmani.

Vjosa Osmani, ka pohuar se për të është nder i madh që ndodhet në Berat për të marrë këtë titull. “Është nder i madh që ndodhem para jush sot për të pranuar këtë titull si Patron i Kalasë së Beratit, kala që daton këtu e 2500 vjet më parë. Ky është një nder jo vetëm për mua por për të gjithë banorët e Kosovës. Nisma juaj për ruajtjen dhe promovimin e kësaj kalaje histori me mbart në vete një përgjegjësi të madhe sepse përmban një angazhim për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore. Kalatë nuk janë thjesht vetëm kala shekullore, janë kuntesa jonë kolektive pasi përgjatë historisë kalatë kanë luajtur një rol të rëndësishëm për historinë e çdo populli”-,ka thënë Osmani.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Beratit ka theksuar se ne ndajmë me Kosovën çdo arritje, çdo sukses dhe çdo gëzim. Duke konfirmuar se bashkëpunimi me Kosovën do të thellohet në shumë fusha, Demo ka pohuar se titulli “Patron i Kalasë” një titulli më i lartë që jep një bashki për personalitete të shquara, që jo thjesht vizitojnë qytetin e Beratit por që kanë dhënë edhe kontribute.

Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.