Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me deputetin e Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, njëherësh edhe nënkryetar i Kuvendit.
“I urojmë gjithë të mirat në përgjegjësitë e reja drejtuese si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe presim bashkëpunim të fortë” shkruan Kim.
Propozimi për ndryshimet Kushtetuese të Partisë Socialiste, që procesin e vlerësimit për aktorët e drejtësisë të vijojnë të kryhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për të kaluar në Parlament nevojiten 94 vota, çka sjell edhe nevojën për votat e Partisë Demokratike.
