Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ku dhe kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët.
Por përveç deklaratave e qëndrimeve zyrtare që tashmë janë të njohura, nuk kanë munguar as batutat. Duke folur për bashkëpunimin e vendeve të rajonit e duke përmenduar takimin e qeverive të përbashkëta në dhjetor të 2017-tës, Rama tha se tashmë pret ftesën e Zaev për mbledhjen e ardhshme të dy qeverive.
“Ka ardhur koha që të përgatitemi për mbledhjen e dytë të përbashkët mes qeverive tona. Normalisht duke pritur ftesën tuaj sepse ju takon juve ta organizoni dhe të paguani shpenzimet e drekës”, tha Rama duke shtuar se shpreson se do të bien dakord mes koalicionit për të ndarë shpenzimet.