Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli në një konferencë për aksionin që sot u ndërmor nga IKTM-ja tek “Prestige Resort”, ku e cilëson si një sulm ndaj turizmit dhe imazhit të Shqipërisë.
Po ashtu ish-presidenti kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë, që të nisë procedurat për të verifikuar shëndetit mendor dhe vlerësimin e kartelave të tij psiqike, test droge dhe substancave narkotike për Edi Ramën.
“Akti sot ishte një sulm ndaj turizmit dhe imazhit të Shqipërisë, 400-500 turistë u bënë dëshmitarë të një skene të shëmtuar të dhunës në një nga resortet më të bukura e më të suksesshëm në vend. Akti i sotëm ishte demostrim i shkatërrimit të shtetit ligjor, kur vendimet dhe projektet e ideuara vetë, nuk kanë vlerë para çmendurisë skizofrenike të Ramës në panik, Kuvendi të nisë procedurat për të vertifikuar shëndetit mendor dhe evoluminin e kartelave të tij psiqike, test droge dhe substancave narkotike sepse për shkaka të detyrës mund të shkaktojë dëme të mëdha në interesin kombëtar”.
