U prezantua sot në qytetin e Peshkopisë kandidati i PS Rrahim Spahiu.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja shprehu bindjen për fitoren e Spahiut në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
“Mes miqve e shokëve tanë dibranë, me strukturat e Partisë Socialiste, me të ftuar e kureshtarë që nuk i mbante salla, u prezantua sot si kandidat për kryetar bashkie i Dibrës, Rahim Spahiu, që lë detyrën e drejtorit në bankë për të mbajtur peshën e përgjegjësisë para qytetarëve”, shkruan në rrjete sociale ministri Manja.

