Në Prefekturën e qarkut të Vlorës u bë prezantimi i prefektit të ri, Plator Nesturi. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe zv/ministri i Brendshëm Juljan Hodaj prezantuan para kryetarëve të bashkive të qarkut, prefektin Nesturi.
Vengu vlerësoi eksperiencën dhe profesionalizmin e tij, duke veçuar kontributin në administratë, medie apo në diplomacinë shqiptare.
Nesturi shprehu angazhimin për të dhënë një kontribut shtesë për zgjidhjen e problematikave në qark. ”Jam vërtetë i privilegjuar dhe i nderuar për këtë detyrë. Kam qenë gjithmonë i lidhur me zonën e Vlorës, këtej jam si origjinë.
Gjithë angazhimi im do të jetë për të dhënë një kontribut shtesë për gjithë qarkun e Vlorës, për gjithë problematikat e tij. Rëndësi ka koordinimi me të gjitha institucionet përkatëse për të dhënë energjizim edhe më të madh”, tha ai.