Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Prezantohet projekti i spitalit të Dibrës, Manastirliu-Balluku: Hyn në fuqi rritja historike e pagave për bluzat e bardha

20:11 / May 1, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1682964150x92ed48da 85fc 4189 b532 9a9fd9d65fc9 407 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me Zv/Kryeministren Belinda Balluku, kanë vizituar Spitalin Rajonal Dibër, ku është prezantuar projekti për rehabilitimin e spitalit, një investim madhor për shëndetësinë në qarkun e Dibrës.

“Pjesë e planit spitalor është rehabilitimi i plotë i Spitalit Rajonal Dibët, një spital i cili në 2 vitet e ardhshme do të ketë parametra evropian të infrastrukturës, duke bërë të mundur që ne të kemi një spital i cili të integrojë në një strukturë unike shërbimin e pediatrisë, shërbimin obstretrik-gjinekologjik dhe të gjithë infrastrukturën duke filluar nga imazheria, tek laboratori, shërbimi patologjisë, kirurgjisë, blloku operator dhe reanimacioni”,- theksoi Manastirliu.
Ministrja Manastirliu foli edhe për rritjen historike të pagave për mjekët specialistë, mjekët e familjes dhe infermierët, që hyn sot në fuqi.

“Janë 11 mjekë specialistë që janë shtuar në këtë spital, duke filluar me shërbime shumë delikate sikurse është shërbimi i kirurgjisë, siç është shërbimi i reanimacionit sikurse janë shërbimet e tjera esenciale. Ne punojmë me vizionin për të krijuar mundësinë që çdo qytetar shqiptar të ketë një shërbim shëndetësor të aksesueshëm, cilësor dhe afër vendbanimit.

Tashmë mjekët tanë specialistë do të vlerësohen me një rritje page historike në spitale, edhe në poliklinika, duke i mbështetur me 50 mijë lek të reja në muaj mbi pagën e tyre, dhe nga ana tjetër për mjekët dhe infermierët tanë ne do të kemi gjithashtu një rritje të pagës prej 7% këtë vit dhe në vitin 2024 -ashtu sikurse ne jemi zotuar- do kemi një rritje page të targetuar për ju, për infermierët kudo, në spitale, qendra shëndetësore dhe gjithashtu edhe për mjekët e përgjithshëm”, tha Ministrja Manastirliu.
Duke vlerësuar punën e bluzave të bardha në këtë qark, Zv/ Kryeministrja Balluku, tha se ky investim është tepër i rëndësishëm për qytetarët e këtij qarku.

“Ngritja e një spitali rajonal sipas paramentrave dhe kritereve që ne tashmë i aplikojmë në gjithë Shqipërinë është e rëndësishme për Dibrën. Infrastruktura spitalore ka ndryshuar rrënjësisht, sepse ka qënë vizion i qeverisë shqiptare që ne t’ju ofronim jo vetëm qytetarëve, por edhe mjekëve një mjedis të denjë për të punuar. Disa prej jush nuk janë dibranë, për pak ditë hapet plani i bardhë dhe rrugën që sot e bëni për dy orë e çerek do e bëni për 1 orë e 30 minuta. Ne besojmë që për pak muaj do të hapet edhe tuneli i madh, ku kanë ngelur 300 metrat e fundit dhe ju nga Tirana do jeni vetëm 1 orë e 10 minuta”,- tha Balluku.
Ministret Manastirliu dhe Balluku kanë inspektuar nga afër edhe poliklinikën e Spitalit Dibër, e cila është drejt përfundimit të punimeve.
Pritet të filloj puna për rehabilitimin e plotë të Spitalit Rajonal Dibër e cila po rindërtohet me kushte bashkëkohore për banorët e këtij qarku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.