Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Princi Andrew abuzohet nga turma gjatë kortezhit të mbretëreshës në Skoci

22:08 / September 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
andrew
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pamje të rralla janë shpërndarë sot nga mediat britanike kur gjatë kortezhit funebër të mbretëreshës britanike, një i ri nga turma nisi të ofendonte me zë të lartë princin Andrew, i akuzuar më parë për abuzime seksuale me të mitura, në pronat e pedofilit famëkeq Jeffrey Epstein.

Në pamje shihet personi që kur kortezhi i ndjekur nga 3 bijtë e mbretëreshës, mbreti i ri Karl, Andrew dhe Edward, si dhe bija princeshë, nis të abuzojë verbalisht me Andrew, duke e quajtur “plak i sëmurë e maniak”.

Ofendimet e të riut duket se nuk kanë të zbutur dhe vijojnë për rreth 30 sekonda derisa dikush e tërheq dhunshëm nga prapa dhe i riu rrëzohet. Më tej kamera regjistron nga prapa turmës ku shihet që i riu “problematik” shtyhet me përbuzje nga disa persona dhe shoqërohet ose merret në mbrojtje nga një oficer policie.

Ngjarja është vetëm një nga disa shfaqje mos-aprovimi ndaj monarkisë ditën e sotme në Edinburg dhe qytete të tjera britanike.

Në padinë e akuzave ndaj Andrew, zonja Giuffre thotë se Andrew e kishte detyruar atë të kryenin marrëdhënie seksuale të padëshiruara në shtëpinë e Ghislaine Maxwell në Londër, një personalit i njohur i jetës publike në Britani dhe bashkëpunëtore për një kohë të gjatë e Epstein.

Zonja Giuffre thotë gjithashtu se princi Andrew kishte abuzuar me të edhe në rezidencën e zotit Epstein në Manhatan si dhe në një ishull privat që Epstein zotëronte në ishujt Virgin të Shteteve të Bashkuara.

Në një intervistë dhënë BBC-së në nëntor të 2019, princi Andrew, i cili kishte qenë mik me zotit Epstein, i hodhi poshtë akuzat e zonjës Giuffre për abuzim seksual dhe tha se nuk i kujtohej takimi me të. “Unë mund t’u them në mënyrë absolute e kategorike se nuk ka ndodhur kurrë”, tha princi Andrew.

kortezhi princi andrew skoci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.