Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Princi William përgatit ndryshime radikale në Familjen Mbretërore britanike

08:28 / November 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Princi William
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një eksperte e familjes mbretërore thotë se Princi William do bëjë ndryshime radikale gjatë mbretërimit të tij.

Në një intervistë për podcast-in “A Right Royal” të Hello!, Roya Nikkah, Redaktorja Mbretërore e Sunday Times, foli për Princin e Uellsit dhe rolin e tij të ardhshëm si Mbret. Ekspertja mbretërore shpjegoi se Princi William do jetë një mbret modern me projekte dhe ide ambicioze. Ekspertja shpjegoi se Princi do të jetë radikal në ndryshime duke hedhur disa nga traditat e vjetra, ndërsa sigurohet që rëndësia e monarkisë të mbahet.

“Mendoj se ai do jetë një mbret shumë radikal,” tha Roya. “Mendoj se monarkia do duket shumë ndryshe, shpejt. Po, mendoj se ai do ndryshojë shumë.”

Ajo shpjegoi se është kryesisht vizioni i Princit për mënyrën se si duhet të funksionojë monarkia në të ardhmen që do të theksojë ndryshimin më të madh. “Mendoj se ai ka një vizion për monarkinë dhe mendoj se shumica e saj do të ndryshojë,” tha ajo.

Ekspertja nënvizon se Princi William është i vetëdijshëm për dashurinë që njerëzit kanë për të, por gjithashtu është i vetëdijshëm që për shumë të rinj, Familja Mbretërore nuk është interesante. “Ai e di që institucioni është i dashur nga shumë njerëz. Ai e di që të rinjtë ndoshta nuk janë aq të interesuar” tha ajo.

Ekspertja shpjegoi se edhe gjatë kurorëzimit të Mbretit Xhorxh dhe Kamilës në maj, ka pasur një ndjesi nga Princi William se festimet e tij të kurorëzimit do ishin shumë të ndryshme.

“Por, për shembull, brenda ditëve të kurorëzimit, e dija se ajo nuk ishte vërtet lloji i ceremonisë që ai do donte. Ai ishte shumë i interesuar që të bënte të ditur se nuk ishte ceremonisë që ai do të donte dhe kurorëzimi i tij do të duket shumë ndryshe dhe shumë modern,” tha Roya. “Edhe brenda ditëve të kurorëzimit të babait të tij, ai po thoshte se ‘gjërat do jenë mjaft të ndryshme kur unë të jem Mbret.’ Disa gjëra do ndryshojnë shumë.” / tirananews.al

princi william Roya Nikkah
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.