Bledar Valikaj, bashkëshorti i Kryetares së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj pritet të emërohet si prokuror në Tiranë.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar sot se KLP do të shqyrtonte kërkesën e Bledar Valikajt.
Ky i fundit ka kërkuar që të zbatohet vendimin i formës së prerë i Gjykatës Administrative.

Për këtë Këshilli Lartë i Prokurorisë ka mbledhur sot Komisionin e Zhvillimit të Karrierës dhe ku ka miratuar me 6 vota pro, caktimin e Valikajt si Prokuror në Tiranë.
“KLP mblidhet ne seance plenare sot ne orën 12.15. Ne rendin e dites, shqyrtimi i kërkesës se z. Bledar Valikaj, për ekzekutimin e vendimit te formës se prere te Gjykatës Administrative te Apelit nr.309 dt. 06.02.2019. Komisioni i Zhvillimit te Karrierës pranë KLP prezanton relacionin dhe projekt-vendimi për ketë rast. Me 6 vota pro, KLP vendosi ekzekutimin e menjëhershëm e kërkesës se Valikaj”, thuhet në njoftimin e KLP.
