Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është për negociatave për zgjidhjen e krizës politike pa largimin e kryeministrit Edi Rama.
Kryemadhi tha se Basha nuk pranon të negociojë me Ramën, kjo për shkak të eksperiencës që ka nga marrëveshja e 17 Majit.
“Do të vazhdojmë me aksionin politik, aksioni politik është zgjidhja e kësaj situate idiote politike ku ka futur vendin Edi Rama. Nuk është problemi Edi Rama sot, është problemi degradimi i shoqërisë. Sot në situatën që gjenden shqiptarët, ku kemi një sistem totalisht të kapur, filloi fillesa e rënies së kësaj “Ramaformës”. Opozita është në unison, pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme që kemi. Zoti Basha ka eskperiencën e marrëveshjes së 17 Majit, prandaj kërkon largimin me çdo kusht të Edi Ramës. Do vazhdojnë protestat pafundësisht”, u shpreh Kryemadhi në një lidhje me emisionin “Opinion”.
