Kryeministri Edi Rama ka qenë paraditen e sotme në Shijak ku ka inspektuar nga afër procesin e rindërtimit. Ai shoqërohej nga ministri i Shtetit për Rindërtimit, Arben Ahmetaj.
Sot ka nisur operacioni i rindërtimit me prishjen e godinave të dëmtuara të banimit në 26 nëntor.
Rama shkuan se kjo lëvizje “i hap rrugën ndërtimit nga themelet të një lagjeje të re me standarde të larta banimi në komunitet”.
“Shijak – nis operacioni i rindërtimit me prishjen e godinave të dëmtuara të banimit në 26 nëntor, që i hap rrugën ndërtimit nga themelet të një lagjeje të re me standarte të larta banimi në komunitet”, shkruan Rama.
