Mendoni sikur të zgjoheni një ditë dhe në llogarinë tuaj bankare të gjeni papritur 120 mijë dollarë. Sigurisht që nuk i ke bërë aq lekë dhe as i ke fituar në një llotari, por ama janë aty. Perfekte!
Çfarë do të bëje me kaq para? Apo do të telefonoje bankën për të pyetur çfarë ka ndodhur?
Robert dhe Tiffany Williams nga Montoursville në Pensilvani, nuk telefonuan bankën, thotë policia.
Kur shuma prej 120 mijë dollarësh që ishte për një biznes, u transferua gabimisht në llogarinë e tyre, çifti i shpenzoi të gjitha paratë, duke blerë makina të shtrenjta dhe 15 mijë dollarë ua kishin dhënë miqve që kishin nevojë për para.
Ata shpenzuan rreth 100 mijë dollarë në vetëm dy javë e gjysëm. Banka i kontaktoi ata rreth datës 20 qershor pasi kishin dërguar paratë në llogarinë e duhur dhe i tha çiftit që janë përgjegjës për të kthyer të gjithë shumën. Por ata i kishin shpenzuar paratë.
Mediat amerikane bëjnë të ditur se çifti e kishte pranuar në polici se e dinin që paratë nuk ishin të tyret, por gjithësesi i shpenzuan.