Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Prishte provat, arrestohet eksperti i kriminalistikës

13:01 / June 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1715962284x800 0 policia 2 433x300 176
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër oficer policie është arrestuar nga AMP. Bëhet fjalë për Fatmir Balaj, ekspert kriminalist në laboratorin e policisë shkencore.

Dyshohet se tjetërsonte provat ne lidhje me çështje te ndryshme penale.

Njoftimi:

AMP ekzekuton vendimin e Gjykatës për një oficer policie të dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Ekspertim i rremë”.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka ekzektuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ndaj oficerit të policisë, K/Komisar F. B., 49 vjeç, me detyrë Specialist kriminalist në Sektorin e ekzaminimeve kompjuterike në Institutin e Policisë Shkencore, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ekspertim i rremë”.

Caktimi i masës së sigurimit është bërë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara, janë siguruar prova dhe fakte se ky oficer policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, ka fshehur, tjetërsuar dhe zëvendësuar pajisjet kompjuterike (USB), objekt ekspertimi kompjuterik, të cilat do të shërbenin si provë kryesore shkencore në dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të një subjekti privat, të proceduar penalisht për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, nëpërmjet platformës Forex (call center).

ekspert Fatmir Balaj kriminalistikë tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.