Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Prishtinë/ Policia arreston dy persona të moshës 19 vjeç për grabitje me armë

18:12 / January 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrests
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datën 03.01.2019 rreth orës 17:30 në rrugën “Mustafa Venhari” në Prishtinë, në një nga dyqanet e kësaj rruge ka ndodhur një grabitje e armatosur.

“Nga informacionet e përpunuara dyshohet që kjo grabitje të jetë kryer nga katër persona të maskuar dhe të armatosur të cilët me forcë kanë arritur të marrin arkën e këtij dyqani.

Menjëherë pas marrjes së informacionit të parë, policia e rajonit të Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ato të kërkimit si dhe të hetimit, me qëllim të lokalizimit dhe kapjes së personave të dyshuar”, thuhet në komunikatën e policisë.

Reagimi i shpejtë i policisë si dhe masat e koordinuara operative, kanë rezultuar me kapjen në ikje e sipër të të dyshuarit;

“A. Braha, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, që dyshohet me bazë
të jetë i përfshirë në rast, gjetjen e një qante krahu brenda së cilës janë gjetur maskat, dorezat, një armë, dy thika, si dhe në një perimetër më të gjerë është gjetur arka e cila është grabitur nga dyqani në fjalë.

Ndërkohë që është zgjeruar horizonti i hetimit policia ka kryer edhe katër operacione të bastisjes në lokacione të ndryshme, me ç’ rast pas identifikimit ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë ;

L. Drenovci, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, që dyshohet me bazë
të jetë i përfshirë në këtë rast”, thuhet më tej në komunikatë.

Përgjatë bastisjeve policia ka sekuestruar edhe gjësende të ndryshme të cilat mund ti shërbejnë ndriçimit të plotë të këtij rasti apo ndërlidhjes së këtyre personave me rastet e tjera, ndërkohë që të njëjtat mund të shërbejnë edhe si dëshmi në procedurë.

Pas arrestimit të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Drejtoria rajonale e policisë – Prishtinë ka në fokusin e përditshëm të punës së saj luftën kundër krimit , kapjen dhe arrestimin e të dyshuarve të akteve kriminale si dhe garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike , andaj ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me rastet kriminale të mbështesin policinë me informacionet e tyre për hetimin dhe zbulimin e akteve të tilla.

armatosur persona Polici
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Agravon situata te Kuvendi/ Pas gurëve drejt efektivëve, protestuesit shkatërrojnë makinën e policisë, arrestohen disa persona

14:10 / July 2, 2026

Plagoset një polic në përplasjet para Kuvendit, Balla: Kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë ndaj shtetit

11:18 / July 2, 2026

Përplasjet pranë Kuvendit, shoqërohet në polici Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë pas tensioneve me policinë

13:50 / June 30, 2026

Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasje fizike me policinë, mbërrijnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë

13:47 / June 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.