Bashkimi mes një stalaktiti dhe një stalagmiti brenda Shpellës së Pertosa-Auletta në Salerno të Italisë është bërë një nga ngjarjet më të bukura edhe për njerëzit e thjeshtë.
Pamja e tyre ka nisur të shpërndahet në rrjetet sociale ku konsiderohet si “puthja” më e bukur. Sipas specialistëve është një ngjarje që gjeologjikisht pritej prej 20 mijë vjetësh.
“Vlerësohet se për rreth 20 mijë vite ato janë rritur ngadalë duke përpjekur të prekin njëra-tjetrën, për këtë zgjodhëm këtë foto për të festuar rekordin e ndjekësve tanë”, shkruajnë në Facebook menaxherët e Shpellës së Pertosa-Auletta.