Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pritet me bukë e kripë, sipas traditës/ Papa Françesku nis vizitën zyrtare në Shkup

09:39 / May 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papa maqedpono
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Kishës Katolike të Romës, Papa Françesku, ka nisur vizitën zyrtare në Shkup.

Papa këtë mëngjes në ora 8 zbriti në aeroportin e Shkupit, ku u prit nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev, por edhe në mënyrën tradicionale maqedonase, me bukë dhe kripë.

Në delegacionin që e pret Atin e Shenjtë, ishin edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Pas ceremonisë zyrtare në Vilën Vodno, papa do të ketë takim edhe me liderët fetare në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës.

Në sheshin “Maqedonia” kreu i Kishës Katolike të Romës do të mbajë Liturgji të Shenjtë në të cilën pritet të marrin pjesë më shumë se 15 mijë qytetarë nga vendi, por edhe mysafirë të lartë dhe shtetas të huaj, para së gjithash nga fqinjësia më e gjerë.

Pas liturgjisë Papa do të mbajë takim ekumenik dhe ndër religjioz me të rinjtë nga Kisha katolike, ndërsa më pas edhe me priftërinjtë dhe familjet e tyre.

Vizita e Papa Françeskut, vlerësohet si akt historik, ndërsa realizohet në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin, kur hapëron përmes rrugës së integrimeve evropiane dhe euroatlantike, e përforcon kohezionin e brendshëm dhe sjell mesazhe për pajtim dhe solidaritet.

Për shkak të vizitës së Papës në Shkup, sot ka regjim të veçantë të sigurisë dhe të komunikacionit.

Papa Françesku shkup
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.