PDIU ka zhvilluar protesta për vizitën zyrtare të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në Tiranë, ku janë shënuar dhe përplasje me policinë.
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se qeveria po çon para axhendën greke. Për PDIU 12 miljet detare shqiptare që kërkon të marrë në detin Jon, “Greqia i ka në Prevezë”.
Shpëtim Idrizi bëri të ditur se sipas të dhënave të tij, policia e shtetit ka shoqëruar 22 protestues çamë, të cilët morën pjesë në tubimin para Ministrisë së Jashtme.
Idrizi e konsideroi veprimin e policisë si një trup, që ruajtën ministrin e Jashtë grek. Idrizi i kërkoi policisë që nëse ka shqiponjën në kokë të shkojnë të kapin ata që djegin flamurin shqiptar në jug. Sipas tij Rama po çon përpara vetëm axhendën greke.
Ndërkaq, pas godinës së MEPJ-së, protestuesit janë zhvendosur drejt kryeministrisë ku do të zhvillohet takimi i radhës me kryeministrin Edi Rama.