Tirana fitoi në Gjeorgji ndaj Dinamo Tbilisit me rezultatin 2 me 0 dhe skuadra është pritur në aeroport nga tifozët të cilët u detyruan të ndiqnin ekipin e zemrës nga shtëpia për shkak të pandemisë.
Në këtë mënyrë Tirana u kualifikua në turin e dytë të eliminatoreve të Champions League.
Në orën 3.00 të mëngjesit të sotëm skuadra dhe stafi i Tiranës, së bashku me delegacionin që shoqëronin bardheblutë në Gjeorgji janë ulur në aeroportin e Rinasit. Edhe pse orët e para të mëngjesit dhe shumëkush do të kishte zgjedhur gjumin para tifozllëkut, nuk ndodh kështu me tifozët bardheblu. Ata kanë zbarkuar të shumtë në aeroportin “Nënë Tereza” duke pritur me flamuj dhe brohorima heronjtë e tyre.