Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pro apo kundër? Gratë shtatzëna në dyshim për t’u vaksinuar gjatë pritjes

18:46 / August 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grua shtatzene e1486815763689
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtatzënia në kohën e pandemisë ka ngritur kudo një pyetje të madhe: të vaksinohesh apo jo?

“Rrija vonë gjatë natës duke kërkuar, mu bë fiksim. Një minutë më thoshin bëje, një minutë tjetër mos e bëj, ishte situatë konfuze”, thonë disa gra. Udhëzimet ndryshojnë vazhdimisht. Zyrtarët britanikë fillimisht i këshilluan nënat që janë në pritje kundër vaksinës. Por prej muajit korrik, e nxisin atë me urgjencë. Në Shtetet e Bashkuara, CDC nuk e rekomandon atë direkt për gratë shtatzëna por thotë se edhe ato kanë të drejtë ta bëjnë. Edhe mjekët obstetër thonë që gratë shtatzëna duhet të imunizohen, njësoj si pjesa tjetër e popullsisë.

Në pamundësi për të gjetur një përgjigje të qartë, Christine Coffman në Maryland, vendosi të mos vaksinohet. “Isha shumë e shqetësuar për faktin se ishte diçka shumë e re dhe nuk kishte shumë kërkime”, thotë ajo për CNN. Një javë përpara datës së lindjes, ajo rezultoi pozitive me Covid-19.

“Në atë kohë mendova se do të vdisja. Ishte e tmerrshme të mësoje që ai infeksion qarkullonte në trupin tim”. Si nëna, u infektua edhe fëmija. Mjekëve iu desh të ndërhynin me operacion. “E çuan vogëlushen në terapi intensive. Dhe nuk e pashë bebin për 2 ditë sepse unë isha me covid”, rrëfen ajo.

Sot, të dyja janë kthyer në shtëpi, të lumtura dhe të shëndetshme. “Dua që historia ime të shërbejë si këshillë për të gjitha nënat që mendohen për vaksinën, thjesht bëjeni”, shton ajo. Thuajse 98% e grave shtatzëna që shtrohen në spital me covid-19 në Angli, që prej muajit maj, janë të pavaksinuara. Sipas Marian Knight, profesorë e Shëndetit Publik, “balanca është në favor të përfitimeve nga vaksina kundrejt rrezikut prej saj”.

Testet e para të vaksinave nuk përfshinë në asnjë moment gratë shtatzëna. Por ekspertët thonë se gati 200 mijë gra shtatzëna sot janë të vaksinuara me të dyja dozat në Britaninë e Madhe. Kthehemi pas në park, pyesim zonjat në qoftë se eksperienca botërorë është mjaftueshëm bindëse.

“Për mua nuk të dhëna mjaftueshëm, me aq sa kam kërkuar, sa të më bëjë të ndihem rehat me vaksinën”, thotë një grua e pavaksinuar. Gjithsesi, shumica e grave shtatzëna në Britani dhe SHBA mbeten të pavaksinuara, me nënat e reja që ende presin për përgjigje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.