Donis Avdijajn e ndjek kudo fama e një klauzole prej 49 milionë eurosh që i vuri Shalke kur ishte adoleshent e vendoste rekorde në futbollin e të rinjve në Gjermani. Shumë i talentuar, por paksa problematik për t’u menaxhuar me sjelljet e tij jashtë fushës së lojës, Avdijaj ka bërë shpesh bujë me mënyrën se si është larguar nga klubet, edhe pse ishte kthyer në një prej të preferuarve të tifozëve.
Kjo ka bërë që në vitet e fundit ai të ndryshojë vazhdimisht skuadër, me eksperincën e fundit atë te Harts në Skoci që nuk shkoi edhe aq mirë. “Mendoj se do të kishte qenë më mirë që të qëndroja në Holandë. Kampionati i Eredivisie ofron një lojë të cilësisë të lartë dhe jeta e struktura e saj është e ngjashme me atë në Gjermani. Atje ndjehehesha shumë rehat. Duhej të kisha qëndruar një vit më shumë”, kujton Avdiaj për mediat gjermane eksperiencën e tij te Vilem II ku në 15 ndeshje shënoi 4 gola e dha 3 asiste, para se të largohej nga klubi si i padëshiruar.
“Mendoj se edhe kthimi në Bundesligë do të kishet qenë më i lehtë nëpëmrjet Holandës”, vijoi lojtari i cili është në bisedime për t’u bërë pjesë e Tyrkgyçy Mynih, një klub i sapongjitur në kategorinë e tretë gjermane. “Mynihu është një qytet i bukur, por çdo gjë do e diskutoj me menaxherin tim”, tha lojtari,
Ai kishet një këshillë edhe për talentin e Borusia Dortmund, 17-vjeçarin Jusufa Mukoko, i cili kishte thyer të gjithë rekordet e golave që kishte vendosur Avdijaj në kampioantet e moshave. “Ai është një lojtar i shkëlqyer. Ai më kontaktoi një herë dhe më pyeti çfarë mendoja. I thashë të njëjtën gjë që do t’i kisha thënë sot vetes time. Qëndro me këmbë në tokë, puno shumë dhe mos hiq asnjëherë vëmendjen nga objektivi”, ishin fjalët e Avdijajt.
“Donisi i mëparshëm mendonte se mund të mbështetej vetëm te aftësitë e tij dhe nuk kishte nevojë për mbështetje profesionale. Sot e di që të duhet kjo mbështetje, shumë stërvitje, punë e vështirë dhe mirëkuptim, duhet edhe durim për të marrë vendimet e duhura”, theksoi talenti kosovar i cili për një periudhë kohe ishte edhe pranë përfaqësueses shqiptare të futbollit.